Finalizohet projekti “Improving Household Hazardous Waste Management System In Tirana”
UniBa u shpall fitues i këtij projekti të financuar në kuadër të Sub-Grant scheme: “Financial Support to Third Parties: Innovation Grants for Municipal Waste Management”, pjesë e programit “Capital Cities Collaborating on Common Challenges in Hazardous Waste Management – Yerevan, Warsaw, Tirana” në partneritet me Bashkinë Tiranë https://www.hazardouswm.eu/
Stafi i projektit PhD. Gazmend Zeneli, PhD. Kejda Nuhu dhe Prof. Asoc. Dr. Ilir Capuni përmbushën suksesshëm dy objektivat e projektit: 1.krijimin e një aplikacioni web(https://hhwm-tirana.al/) që përvecse materialeve informuese që përmban, do të shërbejë si një platformë ndërveprimi për qytetarët e Tiranës, Bashkinë Tiranë dhe bizneset që përfshihen në procesin e menaxhimit të mbetjeve të rrezikshme shtëpiake., 2. Informimin e të rinjëve të katër shkollave të përzgjedhura të Bashkisë së Tiranës (Qemal Stafa, Eqerem Cabej, Besnik Sykja dhe Shkolla e Mesme Profesionale Kamëz) për menaxhimin e mbetjeve të kësaj natyre. Takimet në shkolla, u realizuan nga ekspertja e përzgjedhur Dr. Anila Jance dhe nxitën shumë interes ndër të rinjtë pjesëmarrës, për të mësuar mëtej në lidhje edhe me standartet europiane rreth cështjes.
Aktiviteti final u përshëndet nga Rektorja e UniBa Prof.Dr.Suzana Guxholli, ekspertja e projektit znj. Ornela Cuci, përfaqësues nga Bashkia Tiranë, dhe përfshiu specialistë të Sektorit të Menaxhimit të Mjedisit dhe Ekonomisë Qarkulluese, ekspertë të politikave mjedisore, staf akademik dhe studentë.